Glass Image Background
JGN profile

$39.99

cover image

BURNOUT RESET

5 Items
Product By
Ask a question
Trusted business badge
Trusted Business

Description

Burnout Reset — Nuk je dembel. Je i shterur.

Burnout-i nuk është dobësi dhe nuk është thjesht lodhje. Është ajo që ndodh kur sistemi nervor qëndron në alarm për një kohë të gjatë, pa fazë të vërtetë rikuperimi.

Nëse zgjohesh po aq i lodhur sa u shtrive, nervozohesh për gjëra të vogla dhe pastaj ndien faj, ose ndien se sado të bësh s'është kurrë mjaftueshëm — ky material është për ty.


Për kë është
Burnout-i nuk ndodh vetëm në punë. Ndodh edhe në shtëpi, ku punët s'mbarojnë kurrë dhe askush s'i vë re. Ndodh edhe te ata që kujdesen për të gjithë dhe s'kanë ku të mbështeten vetë. Programi i mbulon të tria.


Çfarë përmban — 5 pjesë, 36 faqe

  1. Ku po digjesh? — Test vetëvlerësimi me 24 pohime dhe interpretim i profilit tënd.
  2. Pse arrite këtu? — Sistemi nervor si gaz dhe fren, tri fazat e mbingarkesës, dhe skemat që na mbajnë në alarm.
  3. Zëri kritik — Ushtrime CBT: regjistri i mendimeve dhe si ndërtohet një zë i drejtë.
  4. Rikuperimi ditor — Praktika 5–10 minutëshe që hyjnë në një ditë të mbushur.
  5. Kufijtë dhe plani — Si thuhet jo, çfarë heq, dhe plani 4-javor.


Është material pune, jo libër për t'u lexuar. E hap në telefon ose e printon dhe e plotëson me dorë.

Shënim: Ky material nuk është diagnozë dhe nuk zëvendëson vlerësimin profesional. Pjesa 5 shpjegon qartë kur duhet kërkuar ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor.


Jehona Sallahu Rashiti, psikologe

By purchasing this, you also unlock

Community access
New updates
2 Posts
Exclusive content